Ligji per Statusin e Nenpunesit Civil.

Shtyp 15 / 02 / 2010

Neni 1
Qëllimi dhe objekti
1. Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të njëjta për kushtet dhe procedurat e pranimit në shërbimin civil, për mënyrën e fillimit dhe mbarimit të marrëdhënieve të punës, për zhvillimin e karrierës, për garantimin e të drejtave dhe përcaktimin e detyrimeve të nëpunësve civilë, me synim krijimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional dhe efiçient.
2. Ky ligj përcakton skemën e administrimit të shërbimit civil, si dhe rregullon marrëdhëniet juridike ndërmjet nëpunësve civilë dhe institucioneve të administratës publike të nivelit qendror apo vendor të përcaktuara në nenin 2 të këtij ligji.
3. Për çështje të cilat nuk rregullohen shprehimisht nga ky ligj, do të zbatohet Kodi i Punës dhe legjislacioni përkatës.
Neni 2
Përkufizimet dhe fusha e veprimit
1. "Nëpunësit civilë" në kuptim të këtij ligji janë ata nëpunës të institucioneve të administratës publike të nivelit qendror apo vendor, të cilët ushtrojnë autoritetin publik në detyra të natyrës drejtuese, organizuese, mbikëqyrëse apo ekzekutuese, përcaktuar sipas nenit 11 të këtij ligji.
2. "Institucionet e administratës publike të nivelit qendor apo vendor" në kuptim të këtij ligji janë: Administrata e Kuvendit, Administrata e Presidentit, Aparati i Këshillit të Ministrave, ministritë, institucionet qendrore të pavarura, bashkitë dhe qarqet.
3. Me "institucionet e administratës qendrore" në kuptim të këtij ligji, do t'i referohemi: aparatit të Këshillit të Ministrave dhe ministrive.
4. Me "institucione të pavarura" në kuptim të këtij ligji, do t'i referohemi institucioneve qendrore të pavarura, Administratës së Kuvendit, Administratës së Presidentit, bashkive dhe qarqeve.
5. Me "epror direkt" në kuptim të këtij ligji, do t'i referohemi: drejtorit të drejtorisë për klasat nga shef sektori deri specialist, sekretarit të përgjithshëm për klasat nga drejtor departamenti, deri në drejtor drejtorie dhe titullarit ose organit drejtues të institucionit për sekretarin e përgjithshëm.
6. Institucionet e administratës publike të nivelit qendror apo vendor, të cilat rregullohen me ligj të posaçëm, do t'i nënshtrohen dispozitave të këtij ligji, përveç rasteve kur ligji i posaçëm përmban dispozita të ndryshme nga ai.

Burimi:

Kuvendi i Republikes se Shqiperise

Fushat perkatese:

Legjislacion

Shtetet

Shqiperia

Kosova

Lloji i dokumentit:

Legjislacion

Permbledhje Ekzekutive:

Additional Information:

Kuvendi i Republikes se Shqiperise

Contacts:

Dokumenti(et) me tekst te plote

Prapa