Tryezat rajonale për procesin hartimit të akteve nënligjore të Ligjit “Për planifikimin e territorit” nr.10119 datë 23/ 04/ 2009
Programi LGPA i USAID duke mbështetur Ministrinë e Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit - Agjencine Kombetare të Planifikimit të Territorit (AKPT), përmes asistences teknike te Co-PLAN, ka ndërmarrë procesin vendor të konsultimeve dhe marrjes së mendimeve që do të ushqejnë hartimin e akteve nënligjore të Ligjit “Per Planifikimin e Territorit”, nr.10119, dt.23.04.2009.
Ky proces ka synuar të harmonizojë dhe konsolidojë kuptimin dhe qëndrimin e të gjitha njësive vendore në Shqipëri ne lidhje me aktet nën-ligjore për planifikimin e territorit dhe të sigurojë ndërveprimin e suksesshëm me institucionet qëndrore (Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe AKPT) si edhe me donatorët që do te japin mbështetjen e tyre për plotësimin e bazës ligjore për planifikimin e territorit.
Për këtë qëllim, ekspertë të planifikimit urban të Co-PLAN kanë ndërmarrë një cikël takimesh në nivel vendor, duke marrë mendime dhe rekomndime në kuadrin e hartimit të akteve nënligjore të Ligjit për Planifikimin e Territorit. Rezultatet e takimeve vendore dhe kontributeve që janë nga bashkite, komunat dhe qarqet, do te diskutohen në katër tryeza rajonale që do të zhvillohen në Korçë, Fier, Shkodër, Kukës.
Ju ftoj të merrni pjesë në Tryezën e Rajonit të Fierit, qe do të organizohet ditën e Hënë në datën 5 Prill, ne orën 10.00 ne Sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak pranë Bashkisë Fier.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, shpresojmë në pjesëmarrjen tuaj.
Additional information:
http://www.co-plan.org
Ftesa e Rajonit te Fierit (103.13 KB)
Axhenda e takimit te Fierit (95.39 KB)
Co-PLAN, Instituti per Zhvillimin e Habitatit




