Co-PLAN – Instituti për Zhvillimin e Habitatit, SHBSH - Shoqata e Bashkive të Shqipërisë dhe Universiteti POLIS janë tre partnerë që i janë bashkangjitur kësaj iniciative rajonale prej mëse 10 muajsh, duke shtuar në platformën e LOGIN informacione, të cilat i vijnë në ndihmë njësive vendore të Shqipërisë, si dhe studentëve dhe institucioneve akademike në vend. Gjithashtu, është mundësuar ngritja e bazës së të dhënave elektronike LOGIN në website-t përkatëse e aksesueshme për të gjithë.
Me rastin e finalizimit të Librarise Dixhitale-LOGIN, e cila përkon edhe me mbylljen e vitit akademik 2008-2009, Co-PLAN dhe Universiteti POLIS organizojnë aktivitetin EXPO_POLIS në datë 24 Korrik 2009, ora 10 :00 – 12 :30, në ambjentet e Universitetit POLIS, ku së bashku me SHBSH do të promovojnë këtë Platformë.
Additional information:
EXPO_POLIS dhe PREZANTIMI I LIBRARISE DIXHITALE - LOGIN (151.5 KB)




